UKZ dhe Infotech Academy nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

4 Shkurt, 2021

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilani përfaqësuar nga Rektori, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi dhe Infotech Academy, i përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv, Burim Sherifi, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ngritjen profesionale të studentëve të UKZ-së.

Marrëveshja në fjalë ka për qëllim që Infotech të ofrojë laboratorët e tyre për qëllime të përbashkëta, të rekrutojë stafin e ardhshëm mundësisht edhe studentët praktikant të UKZ-së, të jetë bashkëpunëtorë i ngushtë i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike për krijimin e programeve të reja studimore, me interes të përbashkët, duke qenë partner serioz edhe gjatë proceseve të akredimtimit të FSHK-së.

Po ashtu në marrëveshje është paraparë edhe realizimi i punës praktike të studentëve të Universitetit “Kadri Zeka” në NTSH InfoTech. Kushtet e pranimit të studentëve për praktikë në NTSH Infotech do të vendosen bashkërisht nga të dy palët.

InfoTech Academy ofron për të gjithë studentët e Universitetit “Kadri Zeka” një sërë trajnimesh nga Cisco Academy pa pagesë siç janë:

–              Introduction to Internet of Everything

–              IoT Fundamentals: Big Data & Analitics

–              Introduction to Syber Security

–              Entreprenueship

–              NDG Linux I

–              Get Connected

–              Introduction to Packet Tracer

Kohëzgjatja e këtyre trajnimeve do të jetë 3-6 muaj që ti përfundojnë për secilin trajnim. Sipas marrëveshjes InfoTech Academy për të gjithë studentët e dalluar ofron 30% zbritje për trajnimet e Cisco-s si në vijim:

–              IT Essentials (kohëzgjatja 3-4 muaj)

–              Cisco CCNA Neë I,II,III  (kohëzgjatja 8-10 muaj)

–              Cisco CCNP Encor (kohëzgjatja 4-5 muaj)

–              Krimet Kompjuterike (kohëzgjatja 4-6 muaj)

–              Ëindoës Server fundamentals 2016 (kohëzgjatja 2-3 muaj)

–              C# (C Sharp) (kohëzgjatja 3-4 muaj)

–              Java (kohëzgjatja 6-8 muaj)

–              Java Script (kohëzgjatja 8-10 muaj)

–              Python (kohëzgjatja 3-4 muaj)

Derisa për profilizimi dhe specializimi post diplomik në:

–              Netëork enginering

–              Cyber Security

–              Java Developer

–              HTML Developer

–              Python Developer

Me ç ‘rast të sapodiplomuarit do të bëjnë praktikën në projekte reale dhe konkrete, e cila do ti përgatis direkt për treg të punës.

Po ashtu sipas marrëveshjes UKZ-ja do të mbështes NTSh Infotech Academy në ngritjen e kapaciteteve profesionale të personalit të saj, me programet e saj arsimore në të gjitha nivelet, pjesëmarrje në trajnime të ndryshme apo ligjërata, sipas kërkesave edhe për seminare dhe konferenca të ndryshme që NTSh Infotech Academy organizon.