UKZ dhe Projekti Erasmus + ENEMLOS zhvillojnë trajnimin për Klinikat Ligjore

14 Dhjetor, 2020

Është mbajtur trajnimi online  i stafit dhe studentëve të Fakultetit Juridik lidhur me konceptin dhe rregullat themelore të Klinikave Ligjore, me trajnues nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Zagrebit.

Trajnimi rreth projektit “Legal Clinics in Service of Vulnerable Groups: Enhancing The Employability of Law Students Through Practical Education / ENEMLOS” ka zgjatur tre ditë.

Projekti ENEMLOS ka për qëllim të rrisë punësueshmërinë e studentëve, që aktualisht është një nga çështjet më të rëndësishme në shoqërinë tonë. Njëherësh projekti në fjalë, ka për qëllim edhe krijimin e një klinike juridike të drejtpërdrejtë, e cila do të ofronte këshilla juridike nga studentët, nën mbikëqyrjen e avokatëve dhe mentorëve të kualifikuar.

Universiteti “Kadri Zeka” është partner për Kosovë i projektit ENEMLOS, derisa koordinator  është Universiteti i Podgoricës, ndërkaq pjesë e projektit me mbështetjen e UKZ-së, është edhe Oda e Avokateve te Kosovës dhe Gjykata Themelore në Gjilan.