UKZ DHE UCG NËNSHKRUAJNË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

10 Nëntor, 2018

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi, Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare Dukagjin Leka dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në UKZ, Xhevdet Thaqi, janë duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Kështu Rektori i Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ Bajram Kosumi dhe Rektori i Universitetit të Malit të Zi Danilo Nikolić, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit mes Universiteteve që ata drejtojnë.

Kjo është një marrëveshje që i hap rrugë bashkëpunimit në mes dy universiteteve, e sidomos në projekte ndërkombëtare si: Erasmus+ dhe Horizon 2020.

Të dy Rektorët janë dakorduar që të aplikojmë me projekte të përbashkëta në thirrjen e Komisionit Evropian për programet e Erasmus+.