UKZ dhe UET kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi

9 Prill, 2021

Rektori i Universitetin Publik “Kadri Zeka” Gjilan, Prof. Dr. Bajram Kosumi dhe Rektori i Universitetit Evropian i Tiranës, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit.

Kjo marrëveshje ka në fokus vazhdueshmërinë e bashkëpunimit mes dy universiteteve, kryesisht në fushën e projekteve, shkëmbimit të përvojave akademike, nxitjes dhe mbështetjes së realizimit të veprimtarive të ndryshme shkencore e formuese. Bashkëpunimi mes UET dhe UKZ ka nisur që në 2018 me projektin e përbashkët Erasmus + CBHE, E-VIVA dhe me pas projektet QUADIC dhe STEAM, dhe pritet të konkretizohet dhe në aplikime të tjera për projekte të ardhshme.