UKZ dhe Universitetin Teknik i Sofjes nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

29 Shtator, 2021

Rektori i Universiteti Publik “Kadri Zeka” Prof. Dr. Bajram Kosumi së bashku me Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka kanë qëndruar në një vizitë zyrtare në Sofje. Me ketë rast rektori Bajram Kosumi është pritur nga Rektori Prof. Eng. PhD DSc Ivan Kralov të cilët kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi mes dy Institucioneve që ata drejtojnë.

Ndërkohë gjatë këtij takimi, është diskutuar edhe për mundësinë e krijimit të programeve teknike të përbashkëta, sidomos në studime të doktoratës, pastaj organizimin e konferencave të përbashkëta, shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve, mentorimin e dyfishtë për studentët e UKZ që dëshirojnë të studiojnë doktoraturën në këtë universitet, bashkëpunimi në krijimin e instituteve të përbashkëta, bashkëpunimi për të marrë praktikat e mira të bashkëpunimit mes universitetit-industrisë dhe biznesit, pastaj vazhdimi i bashkëpunimit në projektet ndërkombëtare, si Erasmus+, Horizon2020, dhe projekte tjera të përbashkëta.

Po ashtu gjatë vizitës në Universitetin Teknik të Sofjes, Rektori Prof. Dr. Bajram Kosumi së bashku me prorektorin Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, kanë takuar edhe përfaqësues tjerë  nga Universiteti Teknik i Sofjes, me të cilët është diskutuar për projektin QUADIC dhe planifikimin e vizitës së radhës në Sofje,  rreth implementimit të projektit në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar.