UKZ dhe UNIVERSUM nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

19 Tetor, 2021

Për të forcuar marrëdhëniet bashkëpunuese midis Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Kolegjit Universum, të dy institucionet kanë lidhur memorandum mirëkuptimi. Memorandumi në fjalë,  nënshkruar nga Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Prof. Dr. Bajram Kosumi dhe  president i Kolegjit Universum  Mr. Alejtin Berisha ka ka të beje me Bashkëpunimin Akademik që është në dobi të institucioneve që ata drejtojnë dhe studentëve.

Qëllimi i bashkëpunimit është këmbimi i studentëve dhe stafit akademik, organizimet e përbashkëta në kërkime shkencore, shkëmbim kulturor, mentorim të përbashkët, zhvillim të projekteve dhe mënyrave të tjera të bashkëpunimit, në mënyrë që të promovohet kapaciteti i palëve në arsim, kërkim shkencore dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Po ashtu është paraparë pjesëmarrja në programe arsimore transnacionale të projekteve të përbashkëta të BE -së, të tilla si Erasmus+, Jean Monnet dhe projekte kërkimore shkencore, siç është Horizonti 2020.