UKZ dhe ZUG shikojnë mundësitë e thellimit të bashkëpunimit Universitar

30 Tetor, 2017

Përfaqësuesja e Universitetit të ZUG në Zvicër, nga zyra për bashkëpunim ndërkombëtar, Andrea Muller, ka  qëndruar në Universitetin “Kadri Zeka”.

Muller e cila njëherësh është  edhe përgjegjëse për bashkëpunim mes Universitetit “Kadri Zeka” dhe ZUG, është pritur në takim nga Rektori Bajram Kosumi dhe prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Dukagjin Leka.

Qëllim i këtij takimi është shikimi i hapave të mëtutjeshëm në thellimin e bashkëpunimit mes UKZ dhe ZUG, si organizimi i konferencave të përbashkëta, organizimi i  shkollës verore, përpilimin e përbashkët të strategjive dhe aktiviteteve të përbashkëta gjithnjë në interes të të dy Universiteteve.

Ndryshe,  në shtator të këtij viti rreth 20 studentë të Universitetit të ZUG, kanë qëndruar në UKZ, si rrjedhojë e nënshkrimit të  marrëveshjes së bashkëpunimit mes Rektori të UKZ-së Bajram Kosumi  dhe Rektores së  Universitetit të ZUG-ut, Brigit Eriksson – Hotz, ne muajin Mars 2017.

Kësaj marrëveshje i paraprijnë  dy vizita të përbashkëta të drejtuesve  të Universiteteve, ku në muajin Maj 2016, Universiteti “Kadri Zeka” ka mirëpritur në një vizitë pune një ekipi të Universitetit të ZUG-ut nga Zvicra dhe drejtues të Qendrës Kulturore Shqiptare në Zvicër, ndërsa në muajin dhjetor  2016,  Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”  Bajram Kosumi së bashku me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka dhe me Zyrtaren e UKZ-së  Luljete Berisha, kanë qëndruar në një vizitë zyrtare në ZUG të Zvicrës, ku kanë pasur takime të shumta me drejtues të Universitetit atje, me ç’rast kanë arritur të përmbyllin pikat e marrëveshjes në fjalë.