UKZ do të organizoj Konferencën e parë DiGiDay, më 30-31 maj 2019

Maj 28, 2019

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan (UKZ), nën kujdesin e Rektorit të Universitetit  Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi organizon Konferencën e parë DiGiDay 2019 më 30-31 maj.

Ky organizim bëhet  në bashkëpunim me Universitetin e Montenegros, Podgoricë, Mali i Zi,  Universitetin e Korçës “Fan S. Noli”, Shqipëri, Universitetin e Elabasanit “Aleksander Xhuvani”, Shqipëri,  Universitetin  “Nënë Tereza”, Shkup, Maqedoni Veriore,  Universitetin e Vlorës “Ismail Qemajli”, Shqipëri dhe  Universitetin e  Mitrovicës, “Isa Boletini”, Kosovë.

Objektivi kryesor i kësaj Konference është të motivojë dhe t’i bëjë studentët të vetëdijshëm për rëndësinë e teknologjive në biznes, duke u treguar atyre një larmi të madhe opsionesh për përdorimin e teknologjisë digjitale dhe fitimet që mund të arrihen nëpërmjet saj. Karakteristikat e ngjarjes dhe cilësinë e projekteve që do të prezantohen në Konferencën DiGiDay do të ofrojnë një mundësi  të shkëlqyer  për të fituar njohuri kuptimplota të tendencave aktuale dhe të ardhshme në fushën e marketingut dixhital dhe shitjeve për bizneset. Në fund të Konferencës DiGiDay  do të dilet  me një përmbledhje, se sa e rëndësishme është teknologjia  sot për biznes.