UKZ do të shënojë 13- vjetorin e shtetësisë së Kosovës

Shkurt 12, 2021

Të nderuar,

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan për nder të 13-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, datës historike për vendin tonë, organizon ligjëratë me temën: “Rrugëtimi i shtet ndërtimit të Kosovës”, rreth së cilës do të flasë Rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi.

Ky organizim do të mbahet të martën, 16.02.2021, në orën 11:00, në sallën A34 dhe njëkohësisht do të transmetohet live përmes rrjetit Facebook të Universitetit: https://www.facebook.com/universitetikadrizekauniversity .

Ju ftojmë të merrni pjesë!