UKZ është bërë anëtare e Organizatës Ndërkombëtare SDSN

Qershor 26, 2019

Komiteti Ekzekutiv i Rrjetit të Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDSN), e cila është një Iniciativë Globale e Kombeve të Bashkuara, ka pranuar Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, si anëtare në Rrjetin e Rrjetave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka, ka thënë se jemi shumë të lumtur që Universiteti ynë i  është bashkuar  SDSN, derisa thotë se presim të punojmë të gjithë së bashku në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm.

Si një anëtare e SDSN, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan do të ketë qasje të privilegjuar në platformën e komunikimit online SDSN Mobilize, që  mundëson identifikimin dhe lidhjen me ekspertë të tjerë të zhvillimit të qëndrueshëm, njëherësh ofron mundësinë e promovimit të  aktiviteteve dhe ngjarjeve, për perspektiva të reja  në fushën e bashkëpunimit dhe shumë më tepër!