Konkurs për pranimin e studentëve të rinj, në vitin e parë të studimeve Bachelor në vitin akademik 2020-2021

Shtator 21, 2020

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka hapur konkursin  për pranimin e studentëve të rinj, në vitin e parë të studimeve baçelor, për vitin akademik 2020/2021.

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2020/2021, do të regjistrojë 780  studentë të rregullt në studime baçelor .

Nga numri i përgjithshëm i përcaktuar si në paragrafin 1, bazuar në UA nr. 09/2016 MASHT-it, Universiteti do të regjistrojë deri në 12 %, përkatësisht deri 93 studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë. Kuota prej 12% të vendeve të rezervuara për regjistrim të studentëve nga komuniteti jo-shumicë do të shpërndahet në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i, mund të pranohen edhe kandidatët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja 2% për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç, po ashtu 2 % e kandidatëve nga Shqipëria dhe Maqedonia, kurse nga Mali i Zi mund të pranohen 1 % e kandidatëve të cilët kanë lindur në vendet e sipërshënuara, ndërsa shkollimin e mesëm e kanë kryer në ato vende .

Universiteti do t’i ketë në konsideratë në mënyrë të veçantë edhe kandidatët me nevoja të veçanta të cilët e kalojnë pragun e provimit pranues.

Të drejtë pranimi në Universitetin  “Kadri Zeka”  kanë të gjithë kandidatët kosovarë, të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë apo jashtë Kosovës dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.

Kandidatë të cilët shkollimin e mesëm e kanë mbaruar jashtë Kosovës dhe me rastin e paraqitjes në konkurs, duhet të verifikohet njohja e institucionit shkollor në bazë të listës së MASHT-

it, e cila u dorëzohet të gjitha njësive akademike. Kandidatet te cilët kane diploma jashtë Kosovës duhet ta bëjnë nostrifikimin e tyre në MASHT.

Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve afatet e konkursit janë si vijon:

Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 21.09.2020 deri më 30.09.2020 nga ora 9.00 deri në orën 16.00 në shërbimet për studentë të fakulteteve përkatëse (dokumentet do të pranohen çdo ditë me përjashtim të dielave).

Provimi pranues do të mbahet të premten, më datë 02.10.2020 për Fakultetin Juridik, Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetin e Shkencave Aplikative. Kurse për Fakultetin e Edukimit dhe Fakultetin Ekonomik provimi pranues do të mbahet të shtunën më 03.10.2020.

Koha e saktë e mbajtjes së provimit, lista e kandidatëve dhe numri i sallave do të publikohen në ueb faqe të Universitetit të enjten më 01.10.2020.

Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri të martën datë 6 tetor 2020 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit.

Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen. Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakulteti përkatëse më datë 8 tetor 2020 duke filluar nga ora 10.00.

Më 9 tetor 2020 publikohen rezultatet përfundimtare.

Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet në administratën dhe fotografimi në zyrat e TI sipas këtij orari:

 Fakulteti i Edukimit, më datë 12.10.2020 prej orës 9.00 deri në orën 16.00;

 Fakulteti Ekonomik, dhe i Shkencave Aplikative më datë 13.10.2020 prej orës 9.00 deri në orën 16.00

 Fakulteti Juridik, dhe i Shkencave Kompjuterike më datë 14.10.2020 prej orës 9.00 deri në orën 16.00.

Jashtë këtij afati kandidatët e pranuar nuk do të mund të regjistrohen, prandaj luteni që t’i përmbaheni afatit të lartshënuar.

Kliko KËTU për te aplikuar online

Konkurs për pranimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2020-2021 -Bachelor

Shkarko