UKZ ka filluar përgatitjet për organizimin e Konferencës vjetore

30 Nëntor, 2021

Më 30.11.2021, u mbajt takimi i parë iniciues për organizimin e Konferencës vjetore në Universitetin Publik ‘Kadri Zeka” në Gjilan.

Të pranishmit në takim ishin, Prorektori për mësim, kërkime shkencore dhe çështje të studentëve prof. asoc. dr. Xhevdet Thaqi, Dekani i Fakultetit të Edukimit prof. asoc. dr. Merxhan Avdyli, Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike prof. asoc. dr. Artan Dërmaku, Dekanja e Fakultetit të Shkencave Aplikative prof. ass. dr. Shpresa Qamili,  dhe Drejtores së ZZHAC Fitore Malaj, të cilët diskutuan për rëndësinë dhe nevojën e organizimit të Konferencave vjetore në të cilat do të shpalosen rezultate e punës shkencore të stafit akademik, studentëve dhe komuniteteve të ngjashme nga universitetet me të cilat UKZ ka bashkëpunim në forma të ndryshme.

Në këtë takim, pjesëmarrësit u dokorduan që UKZ të organizojë Konferencë në fund të muajit maj të çdo viti akademik, kurse gjatë vitit Akademik 2021/2022 të organizohet Konferenca, UKZ-Conference 2022 me temën: “New Insights in digitalization, mathematics and education”.

Conferenca 2022, do të zhvilloj punimet në tri sesione:

Sesioni 1: Digiday conference

Sesioni 2: Mathday Conference, dhe

Sesioni 3: Eduday Conference

Po ashtu, gjatë këtij takimi, të pranishmit diskutuan dhe u dakorduan që Këshilli dhe Dekanët e Fakulteteve të fillojnë me përgatitjet teknike dhe organizative të Konferencës, si në formimin e Komiteteve Shkencore dhe Organizative të Konferencës, përgatitjen e Webfaqes së Konferencës dhe aktivitetet tjera të nevojshme për organizim të suksesshëm të punimeve të Konferencës!