UKZ ka mbajtur mbledhjen e parë konstituive të KD

15 Janar, 2019

Këshilli Drejtues i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, më 15 janar 2019 në ambientet e rektoratit, ka mbajtur mbledhjen e I-rë (parë) konstituive.

Mbledhjen e ka udhëhequr anëtari më i moshuar i KD-së, Prof. Ass. Dr. Musa Ajeti.

Në fjalën e tij, Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi,  ka uruar  anëtarët e rinj të KD-së për zgjedhjen dhe emërimin e tyre në Këshillin  Drejtues të UKZ-së. Rektori Kosumi , në fjalën e tij pos tjerash ka thënë se, janë tri çështje themelore të Universitetit “Kadri Zeka” për vitin 2019 e në të cilat Këshilli Drejtues mund të ndihmojë:

  1. Miratimi i Statutit të UKZ-së në Kuvendin e Kosovës
  2. Zgjidhja e çështjes së kampusit universitar
  3. Rritja e buxhetit të UKZ-së

Më pas  Sekretari i Përgjithshëm i UKZ-së, ka paraqitur raportin në lidhje me rregullsinë e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Drejtues nga Senati i Universitetit, si dhe të emërtimit të anëtarëve në Këshillin Drejtues nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me propozim për verifikimin e mandatit, i cili raport është miratuar nga anëtarët e KD-së.

Më  ketë rast është zgjedhur edhe Kryesuesi dhe zv/Kryesuesi i KD-së së UKZ-së. Me votat e të gjithë anëtarëve të KD-së, Dr. Sc. Emrush Thaqi është zgjedhur Kryesues ndërsa, Prof. Ass. Dr. Artan Haziri është zgjedhur zv/kryesues i KD-së.

Kryesuesi i KD-së së UKZ-së, e vlerësoi shumë të rëndësishme konstituimin e organit më të lartë drejtues të universitetit, dhe theksoi se do të punoj me përkushtim në zhvillimin e këtij universiteti.

Anëtarët e Këshillit Drejtues të zgjedhur nga Senati i UKZ-së janë: Prof. Ass. Dr. Musa Ajeti, Prof. Ass. Dr. Nerije Ismaili, Prof. Ass. Dr. Merxhan Avdyli dhe Prof. Ass. Dr. Urtak Hamiti.

Kurse Anëtarët e emruar nga MASHT janë:  Dr. Sc. Emrush Thaqi, Prof. Ass. Dr. Artan Haziri dhe Mr. Sc. Yllka Behluli.