UKZ ka mbajtur takimin e parë me Alumni të Fakultetit Ekonomik

Tetor 11, 2019

Fakulteti Ekonomik i Universitetit Publik  “Kadri Zeka” në Gjilan ka organizuar takimin e parë – Fakultet-Alumni, ku ndër tjerash është diskutuar për të ardhmen e Fakultetit sipas perspektives së të diplomuarve të tij.

Në këtë takim pos Rektorit Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, kanë marrë pjesë, stfai Akademik  i Fakultetit Ekonomik, studentët të cilët kanë përfunduar studimet Baçelor në këtë Universitet, përfaqësues të Parlamentit Studentor, Drejtoresha e Zyrës për Zhvillim Akademik, dhe të pranishëm të tjerë.

Me këtë rast Rektori, Prof. Ascoc. Dr. Bajram Kosumi pasi ka përgëzuar Fakultetin Ekonomik për një organizim të tillë, ka thënë se, gjindëshmëria e studentëve pasi ti përfundojnë studimet është sukses jo vetëm i studentëve por edhe vet Universitetit.

Ai tha ndër të tjera se, “suksesi juaj tregon cilësinë tonë dhe punën tonë, duke nxjerrë studentë të talentuar që prezantohen në botën universitare me sukseset më të mëdha, e që shembuj të tillë Universiteti “Kadri Zeka” ka shumë”, andaj ka shtuar Rektori, ne jemi krenar që kemi përgatitur studentë të tillë.

Rektori u ka thënë studentëve Alumni se dyert e universitetit janë të hapura për ta, për të konkurruar në vendet e reja të punës, apo për bashkëpunime në projekte të ndryshme.

Kryetari i Parlamentit Dritor Mehmeti pasi ka përshëndetur të pranishmit ka thënë se është shumë mirë që tani studentët që diplomojnë në UKZ mund të  kenë një adresë për ti paraqitur eksperiencat e tyre.

Dekani i Fakultetit Ekonomik Prof.Ass.Dr. Xhevat Sopi para të pranishmëve, prezantoi rezultatet e hulumtimit me 131 alumni, se ku janë ata sot apo si e kanë gjetur veten pas studimeve,  dhe po ashtu prezantoi draft planin për programet e reja studimore të diskutuar po ashtu me alumni.

Më pas studentët Alumni ndanë eksperiencat e tyre nga universitetet ku studiojnë dhe bënë sugjerimet e tyre për atë çfarë mund të përmirësojë UKZ në vazhdim, duke e ndjerë veten e tyre pjesë të pandashme të eksperiencës së parë akademike pavarësisht rrugëtimit të mëtejshëm që ka marrë karriera e tyre.

Këtu gjeni hulumtimin:Rezultatet e hulumtimit Alumni