UKZ ka nisur punën rreth hartimit të Planit Strategjik 2023-2027

8 Nëntor, 2022

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka organizuar punëtori për hartimin e dokumentit të ri Planit Strategjik 2023-2027. Procesi i hartimit të strategjisë përfshin hapat e mëposhtëm:

1) Analizën e problemeve/gjendjes

2) Përcaktimin e vizionit

3) Përcaktimin e objektivave

4) Hartimin e treguesve

5) Hartimin e planit të veprimit

6) Kostimin e aktiviteteve të planifikuara

Në këtë takim kanë marrur pjesë menaxhmenti i lartë i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Bordi Drejtues, Dekanët, drejtorët e zyrave në UKZ si dhe të ftuar kanë qenë edhe përfaqësuesit nga radhët e studentëve. Të gjithë pjesëmarrësit kontribuuan me ide zhvillimore direkte në lidhje me formulimin e objektivave strategjike, rezultateve të pritshme dhe vlerave të ngjashme.

Me adresimin e kësaj strategjie, e cila ngërthen në vete një numër të iniciativave strategjike, periudhën kohore, akterët përgjegjës dhe koston që secila prej tyre kërkon për implementim, UKZ  synon të arrijë të përmbushë misionin e saj si institucion i Arsimit të Lartë në Kosovë.