UKZ ka realizuar mobilitetin e bashkëpunimit me Universitetin “Celal Bayar University” nga Manisa e Turqisë

21 Prill, 2022

Në kuadër të marrëveshjes ICM – International Credit Mobility ndërmjet Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe Universitetit nga Turqia/Manisa “Celal Bayar University” për ofrimin e arsimit dhe mundësisë së shkëmbimit për staf akademik, administrativ dhe të studentëve, për dy ditë radhazi në UKZ ka qëndruar Prof. Dr. Hatice Yurtsever e cila njëherësh është edhe  udhëheqëse e Departamentit të Ekonomisë dhe Financave në Universitetin “Celal Bayar University” në Manisa.

Profesoresha Hatice Yurtsever gjatë qëndrimit në UKZ, ka vizituar hapësirat, sallat e mësimit, zyrat administrative, ku ka parë nga afër punën që zhvillohet në Universitet. Ajo ishte shumë e kënaqur me angazhimin dhe punën që realizohet në UKZ nga stafi dhe studentët.

Vizita ishte një planifikim i mëhershëm si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer që UKZ ka me partnerët ndërkombëtar, dhe si e tillë shumë shpejt do të ketë edhe shkëmbime të tjera të stafit dhe studentëve.