UKZ ka rishikuar Strategjinë Zhvillimore të UKZ-së 2017-2022

15 Dhjetor, 2020

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka organizuar punëtori për rishikimin e Strategjisë Zhvillimore të UKZ-së 2017-2022.

Grupi punues i Universitetit “Kadri Zeka”, i udhëhequr nga Kryesuesi i Bordit, z. Ibrahim Kosumi dhe  Rektori, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi kanë rishikuar punët në këtë fazë të dytë të rishikimit të Planit Strategjik të UKZ-së, duke diskutuar që Plani Strategjik të jetë sa më cilësorë.

 Në këtë punëtori kanë marrë pjesë edhe anëtarët tjerë të Këshillit Drejtues të Universitetit Publik “Kadri Zeka” ne Gjilan, Prorektorët, Dekanët e Njësive Akademike, ekspertë nga Projekti HERAS+, stafi Akademik dhe Administrativ që janë pjesë e punës.