UKZ ka shënuar 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Qershor 14, 2019

Për nder të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, ka organizuar  aktivitete të ndryshme.

Kështu nën kujdesin e profesoreshës së artit muzikor Dritë Kryeziu, është mbajtur koncerti i parë i themelimit të Korit të Universitetit, që përbëhet nga studentët e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, respektivisht student të Fakultetit të Edukimit programi fillor dhe parashkollor.

Në koncertin e muzikë  vokale e instrumentale fillimisht është paraqitur kori me  Gaudeamus, pastaj studentja  Qëndresa Isufi ka performuar këngën  lulja e bukur, gjithashtu është paraqitur edhe kuarteti në përbërje të Anda Mehmeti – Dajre, Shëndrit Hasani –  Lugët, Adhurim Aliu – Kastanjeta, Floresë Zeqiri – Marakas, ndërsa Driton Teneqja – Ksilofon. Më pas kori është paraqitur me këngën e Rexhës, kurse studentja Adelina Halili me grupin e nxënëseve të mësimit fillor, kanë përformuar këngën e duam lumturinë, Marigona Halili ka përformuar këngën Muzgu dhe krejt në fund kori ka performuar këngën Zare Ven Mafesin.

Gjithashtu për nderë të  20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, studentët e Fakultetit të Edukimit, programi fillor dhe parashkollor, nën udhëheqjen e profesorit  të artit Ahmet Ibrahimi, kanë prezantuar punime dhe krijime të tyre në ekspozitën e cila do të jetë e hapur edhe ditëve në vijim.