UKZ ka shënuar ditën e autizmit

3 Prill, 2019

Nën moton “Të gjithë dallojmë, jo vetëm unë”, studentët e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, respektivisht këshilli i Fakultetit të Edukimit dhe Qendra PEMA janë bërë  bashkë për organizimin e një ligjërate ne UKZ  për të shënuar Ditën e Autizmit.

Qëllimi i kësaj ligjërate ka qenë  vetëdijesimi rreth çrregullimit të spektrit të autizmi.

Ky organizim është përcjellë me interes t ë madh nga mësues-it/et e ardhshëm, duke nënkuptuar kështu interesin dhe seriozitetin e tyre si mësues qe do përballen ne të ardhmen me nxënës autik.