UKZ merr pjesë në tryezën e rrumbullakët në Korçë

28 Shtator, 2020

Nga data 27 deri më 29 shtator, në Korçë të Shqipërisë, po qëndron një delegacion i UKZ-së i përbërë nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, Prof. Ass. Dr. Selim Daku dhe zyrtarja për marrëdhënie me jashtë Luljete Berisha.

Kjo tryezë e rrumbullakët zhvillohet në kuadër të projektit QUADIC, i cili ka për qëllim të sigurojë përmirësimin e arsimit të lartë në Kosovë dhe Shqipëri, duke ndërtuar kapacitete institucionale për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe është i  financuar nga ERASAMUS+.

Në këtë tryezë të rrumbullakët janë duke u trajtuar tema si: analizë e situatës aktuale në lidhje me kapacitetet e Shkrimit të Projekteve në IAL partnere,  situata në lidhje me cilësinë në marrëdhëniet ndërkombëtare, sigurimin e brendshëm dhe të jashtëm të cilësisë, sfidat dhe perspektivat në arsimin e lartë të Kosovës dhe Shqipërisë si dhe hapat që duhet të ndërmerren në mënyrë që kjo situatë të përmirësohet.

Pjesa më e madhe e partnerëve të projektit po marrin pjesë në këtë Tryezë të Rrumbullakët, ndërsa disa nga partnerët po marrin pjesë përmes platformave online.

Pjesëtarë të kësaj tryeze janë përfaqësuesit e ministrive të arsimit në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe universitetet pjesëmarrëse të projektit QUADIC,  si: Universiteti “Kadri Zeka”, i cili njëherësh është koordinator i projektit,  “International Business College Mitrovica”, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, Universiteti “Ukshin Hoti”, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”,  Universiteti “Cote D’Azur”, Universiteti Teknik i Sofias, Universiteti i Mjekësisë në Tiranë, Universiteti i Ljubljanës, Kolegji Heimerer, Universiteti “Haxhi Zeka”, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, European University of Tirana, Kolegji UBT, Universiteti “Fan Noli”, Universiteti i Gjirokastrës “Eqrem Çabej”, University for Foreigners of Perugia, si dhe Ministria e Edukimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë.