UKZ në Gjilan dhe AMEU – ECM në Maribor të Sllovenisë nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Dhjetor 5, 2019

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi dhe Presidenti i Universitetit Alma Mater Europaea Profesor Dr. Ludvik Toplak, në Maribor të Sllovenisë, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve që ata drejtojnë

Kjo marrëveshje bashkëpunimi do të ndihmojë suksesin e Universiteteve në programin Erasmus +, si dhe fushave të tjera.

Të dy drejtuesit e Universiteteve në fjalë Rektori Kosumi dhe presidenti Toplak kanë thënë se jemi të ngazëllyer që institucionet e tyre të arsimit të lartë njohin vlerën e bashkëpunimit ndërkombëtar, dhe dëshirojmë të lejojmë studentët të zgjerojnë dhe përsosin njohuritë e tyre përmes programeve tona të studimit.