UKZ në Gjilan dhe BUU në Bursa të Turqisë nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

9 Nëntor, 2021

Rektori i Universitetit Publik ‘Kadri Zeka’ në Gjilan Prof. Dr. Bajram Kosumi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Uludağ në Bursa (BUU), të cilën paraprakisht e ka nënshkruar edhe rektori i BUU-së, Prof. Dr.  Saim Kilavuz.

Sipas memorandum bashkëpunimit parashihet partneritet i palëve në tri aspekte kryesore: arsimor dhe metodologji; teknologji shkencor, si dhe bashkëpunim kulturor. Marrëveshja e nënshkruar prek fusha të rëndësishme të bashkëpunimit për të dyja universitetet edhe në shkëmbim të stafit akademik dhe të studentëve, organizimin e leksioneve, trajnimeve, seminareve dhe webinareve, formimin e grupeve të përbashkëta të autorëve për të shkruar tekste, monografi, artikuj, etj. Po ashtu sipas marrëveshjes UKZ dhe BUU do të bashkëpunojnë edhe për programet Erasmus ose Mevlana për shkëmbimin e ndërsjellët të studentëve dhe stafit të Universiteteve.