UKZ në Gjilan dhe Novo Mesto në Slloveni nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Shkurt 18, 2021

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, zgjeron bashkëpunimin dhe shtrirjen ndërkombëtare edhe me një marrëveshje të arritur së fundmi me Universitetin “Novo Mesto” nga Sllovenia.

Kështu, Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” Prof. Dr. Bajram Kosumi dhe Prof. Dr. Marjan Blazic Rektori i Universitetit Novo Mesto në Slloveni ka nënshkruar marrëveshjen bashkëpunimi.

Marrëveshja e nënshkruar mes dy Universiteteve, ka të bëjë në bashkëpunimin në projektet e Programit Erasmus+, Horizon 2020 si dhe ICM.

Sipas marrëveshjes, Universitetet do të bashkëpunojnë edhe për ngritjen e cilësisë, organizimin e konferencave si dhe organizimin vizitave të ndryshme studimore.