UKZ nënshkruan marrëveshje bashëkpunimi me DKA në Kamenicë

Janar 8, 2021

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Kamenicë.

Duke qenë se Fakulteti i Edukimit ka një specifikë të veçantë për profilizimin e studentëve, që ka të bëjë me mbajtjen e mësimit praktik nëpër institucione shkollore dhe ato parashkollore dhe se në programet Fillor dhe parafillor vijojnë studimet edhe studentët nga komuna e Kamenicës, është e favorshme për ta mbajtja e mësimit praktik në institucionet shkollore dhe parashkollore në komunën nga vijnë.

Andaj, rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Kamenicë znj. Mirhane Morina kanë nëshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Kjo marrëvëshje ka për qëllim vendosjen e bashkëpunimit dhe partneritetit me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Kamenicë, për të siguruar përmbushjen e planprogramit të Fakultetit të Edukimit, respektivisht pjesën programore përkitazi me komponentin e mësimit praktik, si dhe krijimin e lehtësirave për mbajtjen e mësimit praktik për studentë që vijnë nga ato komuna.