UKZ nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

18 Shkurt, 2020

Rektori i Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, kanë  nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Qëllimi i kësaj Marrëveshje të Bashkëpunimit është përcaktimi i bashkëpunimit reciprok në mes të Universitetit “Kadri Zeka” dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në fushën e arsimit të lartë, hulumtimit dhe zhvillimit, aktiviteteve studentore dhe programeve relevante për komunitetin.

Fushat e bashkëpunimit ndërmjet Akademisë dhe Universitetit janë; zhvillimi dhe bashkëpunimi i ndërsjellët në ngritjen e cilësisë dhe kapaciteteve akademike, profesionale;  Shkëmbimi i përvojave dhe njohurive në fushën e arsimit të lartë; Bashkëpunimi në zhvillimin e projekteve të përbashkëta të hulumtimeve dhe kërkimeve shkencore; Organizimin e aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe shkencore siç janë: seminaret, simpoziumet, konferencat, shkëmbimi i botimeve dhe materialeve të tjera të interesave të përbashkëta; Angazhimin e personelit në ligjërimin e lëndëve shkencore dhe në komisionet vlerësuese gjatë përzgjedhjes së personelit akademik; Kryerjen e punës praktike dhe vizitave studimore të studentëve të të dyja palëve.

Në fund të dyja palët u zotuan në ndërmarrjen e veprimeve konkrete për jetësimin e marrëveshjes në fjalë.