UKZ nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Leon të Spanjës

15 Qershor, 2021

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti León nga Spanja kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Të dy institucionet konsiderojnë se bashkëpunimi i ndërsjellë mund të kontribuojë në realizimin më të mirë të aktiviteteve të secilit prej tyre, si dhe në optimizimin e burimeve të tyre materiale dhe njerëzore.

Marrëveshja në fjalë ka për qëllim krijimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit midis dy institucioneve, posaçërisht për të zhvilluar shkëmbime akademike dhe kulturore përmes ndihmës së ndërsjellë në fushat e arsimit, kërkimit dhe në fusha të tjera.