UKZ nga e hëna me mësimi virtual përmes platformës SMU

Prill 23, 2020

Menaxhmenti i Universitetit ‘’Kadri Zeka’’, Rektori Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, Prorektori për Mësim , Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve, Xhevdet Thaqi, Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Ass. Dr. Dukagjin Leka, Prorektori për Buxhet dhe Financa, Prof. Ass. Dr. Bajram Fejzullahu, Sekretari i përgjithshëm Phd. cand. Vaxhid Sadriu, Dekanët e Fakulteteve të Universitetit, Prof.Ass.Dr. Merxhan Avdyli Fakulteti i Edukimit, Prof. Asoc. Dr. Sadik Haxhiu Fakulteti Juridik, Prof. Ass. Dr. Xhevat Sopi Fakulteti Ekonomik, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Prof. Ass. Dr. Shpresa Qamili Fakulteti i Shkencave Aplikative dhe dy zyrtarët e IT, Valon Syla dhe Burim Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e saj të VII-të përmes platformës virtuale.

Gjatë kësaj mbledhje është biseduar rreth angazhimit të stafit akademik dhe të studentëve të UKZ-së të cilët po zhvillojnë procesin mësimor online.

Nisur nga fakti që kjo formë e mësimit nga distanca do të zgjas edhe më tutje, Menaxhmenti i UKZ-së ka praktikuar qasjen nëpërmjet Sistemit të Menaxhimit të Studentëve (SMU), përmes së cilit nga e hëna, 27.04.2020, do të zhvillohet i tërë procesi mësimor online.

Gjatë mbledhjes është thënë se janë bërë përgatitjet e duhura duke inkorporuar instrumentet e nevojshme në SMU (klasat Virtuale) dhe Udhëzuesit për përdorimin e mësimit virtual (Udhëzuesi për staf akademik, dhe udhëzuesi për studentë).

Po ashtu është kërkuar që të gjithë studentët të bëjnë regjistrimin e lëndëve nëpër fakultetet ku ata studiojnë, sepse nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, nga 27.04.2020 nuk do të mund t’i ndjekin ligjëratat por as nuk do të mund të hyjnë nëpër provime kur të organizohen.