UKZ organizon pritjen solemne për studentët të rinj për vitin akademik 2019/2020

29 Shtator, 2019

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, të martën, më 01.10.2019, ka organizuar pritjen e studentëve të rinj.

Ju njoftojmë se pritja bëhet sipas agjendës:

Drejtues të Fakultetit të Edukimit bashkë me stafin e tyre presin studentët në sallën A01 në ora 10:00

Drejtues të Fakultetit Ekonomik  dhe stafi akademik i këtij fakulteti presin studentët në sallën  B11 në orën 10:00

Drejtues të Fakultetit Juridik dhe stafi akademik presin studentët në sallën A02 ora 10:00

Drejtues të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe stafi i tyre presin studentët në sallën B21 në orën 10:00

Studentët e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara programi Matematikë Arsimore do të priten në sallën A23 në ora 10:00

Nga ora 11:00 në sallën A34,  Rektori i Universitetit, Prof Asoc. Dr. Bajram Kosumi,  Prorektorët, Dekanët, Sekretari i Përgjithshëm dhe personeli akademik e administrative i këtij Institucioni, presin në një organizim solemn studentët e rinj dhe të tjerët, për të ju uruar fillimin e vitit të ri akademik 2019/2020.

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ju uron mirëseardhje studentëve të rinj dhe atyre ekzistues, duke ju dëshiruar suksese në studime, njëherësh uron edhe personelin akademik dhe administrative për një vit të mbarë!