UKZ organizon tryezën debatuese “Fillimi i Implementimit të Pilot Projektit: Klasa I-V : qasja me mësimdhënës lëndor”

Qershor 7, 2018

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, në bashkëpunim me GIZ-CDBE ( Zhvillimi i Kapaciteteve në Arsimin Bazë), ju ftonë të merrni pjesë në Tryezën Debatuese me temë “Fillimi i implementimit të Pilot Projektit: Klasa e I-V, qasja me mësimdhënës lëndor” në dy shkollat fillore “Selami Hallaqi” dhe “Thimi Mitko” në Gjilan.

Tryeza do të mbahet më 12 Qershor 2018 ora 10:00 në Universitetin “Kadri Zeka”,  Salla A34.

Kjo tryezë debatuese mbahet si rezultat e dy tryezave paraprake dhe bashkëpunimit në mes të UKZ-së dhe GIZ, të cilat kanë zgjuar kureshtjen e të gjithëve se nxënësit e shkollave fillore do të duhej të kenë një mësues për të gjitha lëndët, apo të kenë mësues të ndryshëm. Qasja e tillë do të nënkuptonte që mësimdhënësit e tanishëm apo ata të rinj do të përgatiteshin për mësimdhënie në lëndë të veçanta për nivelin fillor. Diskutimi në këtë tryezë synon që të stimulojë një diskutim të përgjithshëm mbi këtë qasje dhe të mundësojë shkëmbim idesh dhe përvojash të cilat do të kontribuonin në zhvillimin e politikave në nivel lokal dhe nacional.

Pjesëmarrja dhe kontributi i juaj janë të rëndësishëm dhe çmohen lartë.

Ju mirëpresim!