UKZ përfiton libra shkencor nga projekti QATEK

18 Shkurt, 2022

Rektori i Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Bajram Kosumi, së bashku me Prorektorin Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka morën pjesë në organizimin e shpërndarjes së librave si donacion nga projekti QATEK (Drejt një Arsimim Fillestar të Orientuar në Cilësi për Rritjen e Profesionalizmit të Mësimdhënësve në Kosovë).

Librat janë të përzgjedhura ndër botimet më të reja të pesë viteve të fundit dhe në përputhje të plotë me kurrikulat e programeve të të gjitha Fakulteteve të Edukimit në Universitetet Publike të Kosovës.

Investimi në libra është nga më të rëndësishmit, pasi që me to nis dhe përjetësisht vazhdon zhvillimin çdo institucion i arsimit.