UKZ pjesë e Panairit të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2022

1 Dhjetor, 2022

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka marrë pjesë në “Panairin e Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2022”, që është mbajtur në Prishtinë. Në këtë panair UKZ është përfaqësuar nga Arlinda Selmani zyrtare për karrierë dhe alumni si dhe Minire Rexhepi nga zyra për komunikim me publikun.

Përfaqësueset e UKZ-së thanë se në organizime të tilla vëmendje më e madhe duhet ti kushtohet arsimit dhe karrierës për të rinjtë tanë sepse shumë biznese marrin studentët  pa përvojë dhe kjo e sjellë në sfidë biznesin deri në 6 muaj për të përgatitur një punëtorë për të qenë i gatshëm për punë, andaj bashkëpunimi në këtë drejtim mes Institucioneve të Arsimit dhe kompanive që ndërlidhen me bizneset dhe tregun e punës të jetë më i lartë.

Në këtë edicion, ashtu sikur edhe më parë, morën pjesë institucione, organizata dhe kompani të ndryshme publike dhe private.

Panairi Kombëtar i Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2022 i organizuar nga Qeveria e Kosovës, GIZ-i gjerman, Universiteti i Prishtinës dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (KDWV).