UKZ pjesë e punëtorisë së projektit ENEMLOS mbi klinikat juridike

21 Prill, 2022

Një delegacion i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar Dukagjin Leka, profesorët Fejzulla Hasani, Urtak Hamiti, Liridon Dalipi dhe Selim Daku, kanë marrë pjesë në  punëtorinë tre ditore mbi klinikat ligjore që është realizuar në kuadër të projektit ENEMLOS që është mbajtur në Varshavë të Polonisë. Punëtoria ka pasur për qëllim transmetimin e përvojave për krijimin dhe funksionalizimin e klinikave në Universitetet partnere të projektit në fjalë.

UKZ është e përkushtuar që projekti mbi rritjen e punësimit të studentëve të fakultetit juridik përmes edukimit praktik të ketë rezultatet e parashikuara.

Projekti ENEMLOS është në koordinim të Universitetit të Podgoricës, ndërsa nga Kosova partner janë Universiteti Publik ‘Kadri Zeka” në Gjilan, Universiteti “Hasan Prishtina”, Universiteti “Haxhi Zeka”, Gjykata Themelore në Gjilan si dhe Oda e Avokatëve të Kosovës.