UKZ pjesëmarrëse e Panairit të Punës

22 Mars, 2019

Universiteti “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në Panairin e Punës në Gjilan, duke prezantuar punën  dhe aktivitetet tij,  që njëherësh janë të paraqitura edhe në Informator të ndryshëm.

Po ashtu  në këtë panair, UKZ ka promovuar edhe programet e studimit që ofron për studentët  e rinj.

Ndryshe  të enjten në Gjilan është hapur Panairi i Punës, i cili organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK), Komunës së Gjilanit, Agjencinë Për Zhvillim Rajonal – Lindje dhe Zyrën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).