UKZ pjesëmarrëse e punimeve të Asociacionit të Universiteteve Ballkanike

Prill 16, 2019

Një delegacion nga Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, i udhëhequr nga Rektori, Bajram Kosumi,  Kryesuesi i Këshillit Drejtues  Emrush Thaçi si dhe Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka, po marrim pjesë në takimin e radhës së Asociacionit të Universiteteve Ballkanike (BUA) për vitin akademik 2018/19, i cili këtë herë mbahet  në Universitetin “Aristotel”  të Selanikut, si udhëheqës i Presidencës së Asociacionit të Universiteteve Ballkanike për vitin akademik 2018/19.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” ne Gjilan është anëtar  themelues i Asociacionit të Universiteteve të Ballkanit (BUA).

Konferenca e BUA 2019 synon të sigurojë një platformë shkencore të nivelit të lartë për të diskutuar gjerësisht këto çështje. Temat variojnë nga Bujqësia dhe Pyjet, Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Projektet Evropiane në Vlerësimin e Cilësisë dhe Sigurimin e Cilësisë në Arsim së bashku me Ndikimin e Universiteteve në Ekonomitë Lokale dhe Rajonale.

Konferenca e BUA-së 2019 dhe Takimi i Pestë Vjetor të Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit mbahet nga 16-18 prill 2019.

Ndryshe Presidencën e këtij Asociacioni gjatë vitit akademik  2017/2018 e ka pasur Universiteti i Tetovës.