UKZ po i kushton vëmendje të veçantë procesit të Ri/Akreditimit

14 Dhjetor, 2019

Prorektori për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve në bashkëpunim me Drejtoreshën e Zyrës për Zhvillim Akademik, kanë mbajtur  takim  me Dekanët dhe Koordinatorët e Cilësisë me qëllim të koordinimit të  punëve  nëpër Njësi Akademike lidhur me akreditimin dhe riakreditimin e programeve studimore për vitin 2020.

Ne kuadër te procesit te  Akreditimit dhe Ri/Akreditimit të Programeve Studimore ,  u diskutua për funksionimin e Grupeve punuese,  hartimin e dokumentit të RVV-se sipas Standardeve dhe Udhëzimet për Sigurimin e Cilësisë në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë (SUE). Lidhur me këtë,  u shqyrtuan në detaje vështirësitë dhe sfidat të cilat po i përcjellin  Njësitë Akademike  gjatë procesit të Ri/Akreditimit.

Gjithashtu gjatë takimit në fjalë është biseduar për formatin e Planit Strategjik, një dokument me peshë tepër të veçantë edhe sa i përket akreditimit institucional. Në këtë kontekst, u diskutua për objektivat specifike në kuadër të këtij plani,  formimin e grupeve të vogla për pika të veçantë etj.

Ndryshe për hartimin dhe ndryshimin e dokumenteve me rëndësi për Universitetin “Kadri Zeka”, janë formuar disa grupe punuese, ku janë përfshirë menaxhmenti, administrata, stafi akademik dhe studentët, me të cilët po ashtu është mbajtur takim pune.

Në këtë kuadër anëtarët e grupit, duke përfshirë Prorektorin për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve, Dekanët, Drejtoreshën për Zhvillim Akademik, Koordinatoret për Cilësi, vlerësuan përkushtimin dhe punën e mirë që është bërë deri me tani.

Gjithashtu u  kërkua  bashkëpunim edhe më i madh ndërmjet palëve derisa nga menxhmenti i lartë  u premtua mbështetje e vazhdueshme.