UKZ SHËNON NGRITJEN NË WEBOMETRICS

29 Janar, 2019

Në përditësimin e fundit të publikuar nga ranglista prestigjioze e rangimit të universiteteve botërore, Webometrics, Universiteti i ”Kadri  Zeka ” ne Gjilan,  ka shënuar ngritje, duke u ranguar në vendin e 19185-të në botë.

UKZ për herë të parë është ranguar në webometrics në vitin 2017 dhe për këto dy vite ka arritur që nga vendi 22236 të arrij në vendin 19185, me mbi 3000 vende në ngritje për vetëm dy vite.

UKZ,  do të vazhdojë të punojë ne ngritje të cilësisë dhe  në këtë drejtim , ku bashkë me  partnerë të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë të arrijë rezultate  edhe më të mira.

Më shumë rreth Webometrics, gjeni në linkun e zyrtar të ueb faqes së tyre: http://www.webometrics.info/, ndërkaq për edicionin e sapo publikuar, klikoni linkun në vijim: http://www.webometrics.info/en/current_edition