Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” pasurohet me rreth 800 ekzemplarë shkencor

31 Korrik, 2015

Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” ka bërë furnizimin e bibliotekës së Universitetit me rreth 100 tituj të librave shkencor, gjegjësisht me  rreth 800 ekzemplarë. Librat janë kryesisht të shkencave Juridike dhe Ekonomike. Furnizimi me libra ka qenë shumë I nevojshëm për pasurimin e bibliotekës së Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, si dhe për të krijuar mundësi më të mira si për studentët dhe për stafin akademik në qasjen më të shpejtë dhe cilësore në kërkimet shkencore. Synim i menaxhmentit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” është që deri në fund të vitit të pasurojë edhe më tutje  bibliotekën edhe me tituj të shkencave të tjera si të shkencave sociale (Psikologji, Sociologji),  gjuhëve të huaja si dhe shkencave teknologjike.