Universiteti “ Kadri Zeka” bëhet partner edukativ i kompanisë Microsoft

28 Janar, 2019

Studentët dhe i  gjithë stafi i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan tani e tutje do të kenë qasje në produktet më të fundit të Microsoft si sistemet operative, softuerin e serverëve, programet aplikative dhe edukative, dokumentacionin dhe referencat teknike.

Microsoft Imagine është një platformë e licencimit të softuerëve për universitet dhe kolegjet që mësojnë dhe shfrytëzojnë teknologjinë. Kjo  nënkupton legalizimin e përdorimit të shfrytëzimit të të gjitha programeve (sistemeve operative dhe aplikacioneve) nga ana e stafit akademik dhe administrativ apo mund të përfitojmë nga ndalimi i pagesave të mëtejme për shfrytëzimin e kufizuar të këtyre produkteve.

Stafi akademik, administrativ dhe studentët, përfitojnë mundësinë për të shkarkuar dhe shfrytëzuar sisteme operative, aplikacione dhe programe tjera të natyrës akademike pa patur nevojë për pagesa shtesë.

Është një listë e gjerë e programeve dhe aplikacioneve që mund ti gjeni në linkun më poshtë:

Linku:

https://e5.onthehub.com/WebStore/Account/AccountDetailsRegistration.aspx?u=4bf99d8d-1cf3-e811-810c-000d3af41938&uv=4df99d8d-1cf3-e811-810c-000d3af41938&token=Awio1kREX9E9HyuMqyIXqJdsiCS2Lcgq%2frJrGay2JwYrXS7K25%2fsYm64%2bec4MPIKF3ABqfI9CYJ8klUMDbimFMMwAuSa%2fotgehg%3d&ws=eb7ecfae-ac8b-e011-969d-0030487d8897

Për këtë, punën teknike e ka realizuar Refik Ramadani Asistent në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Ilir Halili Student ne studimet Master E-Qeverisje.

Ndërsa donacionin e ka mundësuar kompania Vali Ranch nga Gjilani.