Universiteti “Kadri Zeka” dhe Universiteti “Angel Kanchev” Ruse nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

9 Korrik, 2019

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi,  anëtari i Këshillit Drejtues Prof. Ass. Dr. Musa Ajeti dhe Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Ass. Dr. Dukagjiln Leka, po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Bullgari,  respektivisht në Universitetin “Angel Kanchev” Ruse.

Me këtë rast, Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi dhe Rektori i Universitetit Ruse “Angel Kanchev”, Prof. Dr. Hristo Beloev, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Drejtuesit e Universiteteve në fjalë janë shprehur të kënaqur me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, derisa kanë vlerësuar se një bashkëpunim i ndërsjellët është mjaft i rëndësishëm për të dyja Institucionet, derisa e kanë vlerësuar shumë të dobishëm dhe se do të kontribuonte në zhvillimin e arsimit në Ballkan.