Universiteti “Kadri Zeka” është në proces të anëtarësimit në ENAI

Dhjetor 14, 2017

Universiteti “Kadri Zeka” është në proces të anëtarësimit në ENAI (Euroean Network for Academic Integrity) që nënkupton Rrjeti European për Integritetin Akademik.

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar  ne UKZ, Dukagjin Leka, në kuadër të këtij angazhimi , bashkërisht me anëtarët  tjerë, ka arritur që të bëje përkthimin e një hulumtimi global që po bëhet në tërë botën  dhe i cili po  fillon të aplikohet edhe në Kosovë.

Hulumtimi Global i bizneseve që shesin punime shkencore, do të shqyrtojë sjelljet akademike të studimit, njohuritë dhe përdorimin e bizneseve që shesin punime shkencore, si dhe çfarë presionesh mund t’i shtyjnë studentët e tjerë të përdorin këto shërbime. Rezultatet do të përdoren për të kuptuar sjelljet e studimit të studentëve, në mënyrë që universitetet të mund të kërkojnë dhe të ofrojnë përvoja më të mira arsimore për studentët, të cilët përqendrohen në ndershmërinë dhe integritetin akademik. Studimi është duke u bërë në të gjithë Europën, Australi, Azi dhe Amerikë.