Universiteti “Kadri Zeka” hap konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2016/2017

10 Korrik, 2016

Universiteti “Kadri Zeka” të hënën, më 11.07.2016, hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve për vitin akademik 2016-2017. Në afatin e parë të konkursit të studimeve themelore – bachelor, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan do të regjistrojë 1504 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga  Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.

Për ta lehtësuar aplikimin, Administrata e Universitetit “Kadri Zeka” do të punojë edhe ditën e shtunë.

Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve afatet e konkursit janë si vijon:

Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 11.7.2016 deri më 18.7.2016 nga ora 9.00 deri në orën  16.00 (dokumentet do të pranohen çdo ditë me përjashtim të dielave)

Provimi pranues do të mbahet më  21.07.2016. Detajet lidhur me kohën  e mbajtjes së provimit pranues sipas njësive akademike do të shpallen në ueb faqen e universitetit ëëë.uni-gjilan.net më datë 20.07.2016

Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 26.7.2016 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit.