Universiteti “Kadri Zeka” hap konkurs për studime MASTER

Tetor 1, 2018

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, hap konkurs për studimet pasdiplomike – MASTER, për vitin akademik 2018/2019, ku do të regjistroj 122  studentë të rregullt, për programet  E-Qeverisja, program ky  i përbashkët mes Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Fakultetit  Juridik dhe  Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Kadri Zeka”  dhe  programin Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, program i përbashkët me Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.

Universiteti do të regjistrojë deri në 12% , përkatësisht deri 12 studentë të rregullt nga komunitetet jo shumicë. Në studimet postdiplomike- master, mund të pranohen edhe kandidatët nga Lugina e Preshevës. Numri i tyre  do të jetë 10 studentë të rregullt nga Lugina e Preshevës. Në studimet postdiplomike – master mund të konkurrojnë kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet baçelor   nga fusha e Shkencave Kompjuterike, Juridike, Ekonomike për programin E-qeverisja dhe nga fushat e shkencave sociale për programin Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike dhe nga ndonjë fushë e afërt me këto.

Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master, paraqitja e dokumenteve zgjatë prej  datës 02.10.2018 deri më 05.10.2018 nga ora 9.00 deri në orën  16.00.

Njoftimet dhe oraret për vendin ku do të mbahen provimet pranuese mund të merren në fakultetet përkatëse, si dhe në ueb-faqet e universitetit/eve www.uni-gjilan.net, www.uni-prizren.com, www.unhz.eu

Provimi pranues do të mbahet më  06.10.2018 me fillim në orën 9.00 në të gjitha universitetet partnere

Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 08.10.2018 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universiteteve.

Aplikimi online për nivelin master

Konkursi -MASTER 2018-19

Shkarko