Universiteti “Kadri Zeka” hap konkurs plotësues për studime MASTER

1. Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, në studimet pasdiplomike – MASTER-Konkursi Plotësues, për vitin akademik 2018/2019 do të regjistroj edhe 24 studentë të rregullt nga programi i përbashkët Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike.
2. Si shtesë e numrit të përgjithshëm të përcaktuar si në paragrafin 1 të këtij konkursi duke u bazuar në UA nr. 09/2016 të MSHT-it, Universiteti do të regjistrojë deri në 12% , përkatësisht deri 3 studentë të rregullt nga komunitetet jo shumicë. Kuota prej 12% të vendeve të rezervuara për regjistrimin e studentëve nga komuniteti jo shumicë do të shpërndahet në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të
përgjithshëm të studentëve për secilin program të fakulteteve veç e veç.
3. Në studimet postdiplomike- master, mund të pranohen edhe kandidatët nga Lugina e Preshevës. Numri i tyre do të jetë 2 studentë të rregullt nga Lugina e Preshevës.
4. Në studimet postdiplomike – master mund të konkurrojnë kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet baçelor nga fushat e shkencave sociale për programin Qeerisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike dhe nga ndonjë fushë e afërt me këto, apo studimet themelore para hyrjes në fuqi të Deklaratës së Bolonjës nga këto fusha të studimit në të gjitha institucionet e akredituara të arsimit të lartë të Kosovës.

Aplikimi online për nivelin master

Konkursi plotësues -MASTER 2018-19

Shkarko