Universiteti “Kadri Zeka” inkurajon të gjithë studentët që 02.05.2019 të marrin pjesë në zgjedhjet studentore

Prill 30, 2019

Në Universitetin “Kadri Zeka” Gjilan, ditën e enjte,  më 02.05.2019 duke filluar nga ora 07:00 deri ne ora 19:00, do të  mbahen zgjedhjet studentore.

Universiteti “Kadri Zeka” inkurajon të gjithë studentët, që të marrin pjesë në zgjedhje dhe t`i votojnë kandidatët e tyre, që ata mendojnë se më së miri do t’i përfaqësojnë interesat e studentëve në njësitë akademike përkatëse dhe në Senatin e Universitetit.

Janë dy  Organizatat Studentore (OS) të cilat janë certifikuar për  të marr pjesë në zgjedhjet studentore për Këshilla të studentëve të fakulteteve dhe për Parlament të studentëve:

  1. Rinia Studentore – Kadri  Zeka,
  2. Unioni i Studentëve – Gjilan

 

Urime dhe suksese!