Universiteti “Kadri Zeka” inkurajon të gjithë studentët që të marrin pjesë në zgjedhjet studentore

29 Mars, 2019

Në zbatim të Statutit të Përkohshëm dhe Rregullores për Zgjedhje e Studentëve, ju njoftojmë se Këshilli Drejtues i Universitetit “Kadri Zeka” Gjilan, në mbledhjen e mbajtur më 28.03.2019 ka marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve të studentëve të Universitetit, të cilat do të mbahen më 02.05.2019.

Universiteti “Kadri Zeka” inkurajon të gjithë studentët, që të marrin pjesë në zgjedhje dhe t`i votojnë kandidatët e tyre, që ata mendojnë se më së miri do t’i përfaqësojnë interesat e studentëve në njësitë akademike përkatëse dhe në Senatin e Universitetit. Universiteti inkurajon kandidimin e studentëve  më të mirë dhe të gjitha Organizatat Studentore (OS) të cilat në programet e tyre nuk kanë agjendë politike, fetare dhe racore. Organizatat studentore, të interesuara për të marr pjesë në zgjedhjet studentore për Këshilla të studentëve të fakulteteve dhe për Parlament të studentëve, do të çertifikohen nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Paraprakisht , OS duhet të jenë të regjistruara në Ministrinë e Administrates Publike, konform Ligjit për Lirinë e Asocimit në Organizatat Joqeveritare. Me rastin e aplikimit për çertifikim në KQZ, OS duhet të dorëzojnë edhe listën e deklarimit të studentëve, në mbështetje për çertifikimin e Organizatës studentore, me më së paku 50 nënshkrime për çertifikim për zgjedhjet për Këshill të studentëve dhe me më së paku 150 nënshkrime, për çertifikim për zgjedhjet për Parlament të studentëve. Për informata më të hollësishme për mbarëvajtjen e zgjedhjeve klikoni në linkun Zgjedhjet Studentore 2019, ku me kohë do të informoheni për procesin zgjedhor.

Universiteti të gjithë studentëve i uron një proces zgjedhor të ndershëm, korrekt dhe demokratik!