Universiteti “Kadri Zeka” ka aplikuar në nëntë projekte në ERASMUS + 2019

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka aplikuar në programin Erasmus+ të Komisionit Evropian për vitin 2019. UKZ ka arritur të aplikoj me nëntë projekte (dy si koordinator , një si bashkë-koordinator dhe gjashtë si partnere).

 

Projektet në të cilat UKZ ka aplikuar si koordinator janë:

  1. “Quality development of international cooperation and project management / QUADIC”

 

  1. “Digital Soultion Technology/ DiSoTec” (UKZ si koordinator me Universitetin e Podgoricës)

 

UKZ aplikues si bashkë koordinator në një  projekt të Erasmus +

  1. Si Co-coordinator me Universitetin e Podgoricës: “Legal clinics in service of vulnerable groups: Enhancing the employability of law students through practical education / ENEMLOS” (bashkë koordinator me Universitetin e Podgoricës)

 

UKZ si partner  aplikues në gjashtë projekte të ERSAMUS + 2019

  1. Si partner me projektin “Teaching for Millenails: Blended-Learning at the WB HEIs- MILANAL” (në partneritet me universitetin e Podgoricës);
  2. Si partner me projektin “Innovation and Technology Management in Kosovo and Albania- ITMIKA” (në partneritet me UBT);
  3. Si partner me projektin “Towards a Quality Oriented System of Initial Teacher Education to Increase Teacher Profesionalism in Kosovo/ QATEK” (në partneritet me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”);
  4. Si partner me projektin “Assessing and Improving the Research Performance in Albania and Kosovo/ REPRAISA)” (në partneritet me University of Economics in Bratislava, Slovaki);
  5. Si partner me projektin “Improving Capabilities by applying the open Innovation model” (në partneritet me UBT);
  6. Si partner me projektin “Enhancing Research in Higher Education in Kosovo- ResearchCult” (në partneritet me International Business College Mitrovica);

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan është i hapur për të gjithë ata që UKZ-në e shohin si një partner serioz.