Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare bashkëpunimi me Universitetin e Kastamonias nga Turqia

6 Prill, 2016

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” Prof.Asoc.Dr. Bajram Kosumi ka nënshkruar sot marrëveshje ndërkombëtare bashkëpunimi me rektorin e Universitetit të Kastamonias nga Turqia Prof.Dr. Seyid Aydin.

Në kuadër të kësaj marrëveshje njëherësh u nënshkrua edhe një protokol për shkëmbim të studentëve dhe të stafit akademik në kuadër të “Mevlana Exchange Programme Protocol”.

Të dy rektorët shprehën vullnetin e mirë për të thelluar edhe më tutje bashkëpunimin ndër-universitar për themelimin e programeve të përbashkëta për studime në nivelin bachelor dhe master. Gjithashtu në kuadër të marrëveshjes në fjalë, Universiteti “Kadri Zeka” dhe Universiteti i  Kastamonias nga Turqia, ndër të tjera, do të mund të shkëmbejnë studentët, stafin administrativ dhe akademik në projekte ndërkombëtare, publikime të përbashkëta, punëtori në tema të ndryshme e fusha të tjera më interes për të dy palët.

Kjo marrëveshje ndërkombëtare është arritur si rezultat i punës që Universiteti “Kadri Zeka” po arrin të krijoj në vazhdimësi me Institucionet arsimore me renome ndërkombëtare.

2 3