Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës

22 Prill, 2016

Drejtuesit e Universitetit “Kadri Zeka”, Rektori Bajram Kosumi, Prorektori për Bashkëpunim ndërkombëtar Dukagjin Leka, Sekretari i Përgjithshëm Vaxhid Sadriu, kryetari i Parlamentit studentor Mehmet Zylfiu, zyrtarë administrativë dhe studentët me disa aktivitete kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës. Në oborrin e Universitetit   ata kanë mbjellur pemë dekorative dhe lule, njëherësh kanë pastruar  ambientin duke mbledhur mbeturinat.

DSC_0200 DSC_0219

Me këtë rast drejtues të UKZ-së thanë se në këtë mënyrë po tregojmë përkushtimin tonë për një mjedis më të pastër dhe më të pasur me hapësira të gjelbra, andaj sot janë mobilizuar të gjithë për ta shënuar ditën që na kujton se si duhet të sillemi me më shumë përgjegjësi ndaj mjedisit, pra jo vetëm sot por gjithmonë duhet ta ruajmë mjedisin.

DSC_0205 DSC_0183  DSC_0210