Universiteti “Kadri Zeka” pjesë e zhvillimeve ndërkombëtare në fushën e arsimit të lartë

Maj 25, 2017

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka është duke qëndruar në  qytetin Brno të Republikës Çeke , ku po përfaqëson  Universitetin “Kadri Zeka” në konferencën ndërkombëtare, “Plagjiatura në Evropë dhe Përtej / Plagiarism across Europe and Beyond 2017”.

Konferenca ndërkombëtare Plagjiatura në Evropë dhe Përtej synon të jetë një forum për ndarjen e praktikave më të mira dhe përvojën në adresimin e çështjeve të integritetit akademik.

Integriteti akademik po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në arsimin e lartë në të gjithë Evropën. Shumë universitete po kërkojnë politika efektive, mjete elektronike zbulimi dhe metoda parandalimi. Është e nevojshme diskutimi i gjerë, të kuptuarit e dallimeve kulturore dhe shkëmbimi i përvojave.

Ky project është i financuar nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës, kurse konferenca është organizuar bashkërisht nga Universiteti Mendel në Brno, Rrjeti Evropian për Integritetin Akademik dhe Këshilli i Evropës.

pf f