Universiteti “KadriZeka” në Gjilan dhe Universiteti i Salzburgut fitojnë projektin HERAS

13 Tetor, 2017

Sukseset për Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan po shtohen çdo ditë e më shumë.

Universiteti “Kadri Zeka” në bashkëpunim me Universitetin e Salzburgut për Shkenca Aplikative nga Austria dhe partnerët e saj – Universitetet Publike në Republikën e Kosovës, USHAF, UUH, UHZ, UGJ dhe UM,  kanë fituar projektin ndërkombëtar nën programin HERAS “Higher Education Research and Applied Sciences in Kosovo”, program që financohet nga Austrian Development Cooperation dhe Republika e Kosovës, respektivisht Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Ky projekt i titulluar “Promoting International Relations in the Higher Education in Kosovo/Promovimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Arsimin e Lartë në Kosovë”, është një projekt që do të rrisë kapacitetet për gjashtë universitetet publikë në Kosovë, se si të ngrisin cilësinë në bashkëpunimin ndërkombëtar, duke vendosur themelet e krijimit të zyrave funksionale për bashkëpunim ndërkombëtar në arsimin e lartë në Republikën e Kosovës.

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, falënderon të gjithë ata që kontribuuan dhe punuan që ky projekt të fitohet dhe të ketë rezultatet e veta në implemtim.

Poashtu UKZ, falënderon edhe donatorët që vendosën që të financojnë një projekt të tillë, i cili do të ngrisë kapacitetet për bashkëpunim ndërkombëtar në këto universitete.